Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon duke komentuar Asociacionin e komunave me shumicë serb ka theksuar se BE-ja nuk do të lejojë një “Republika Srpska” të re.
Von Cramon gjithashtu theksori se pret që takimi i 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të përmbyllet me marrëveshje.
Ajo pret që të ketë edhe nënshkrim mbi dokument të dy liderëve.
Shpresoj të shohim edhe nënshkrime. Kjo do të ishte një marrëveshje që do të ishte hap tejet i madh përpara për të dyja vendet, por sidomos për Kosovën në kuadër të integrimit evropian. “Ka modele të ndryshme edhe në BE dhe asnjë prej tyre nuk është e ngjashme me ‘Republika Srpska’ sepse nuk kemi kurrfarë interesi që të krijojmë një trup të dytë sikurse ‘Republika Srpska’ dhe kjo është e sigurtë. Ajo që u kemi ofruar palëve në Kosovë është diçka që nuk mund të çojë në ndonjë çarje apo ndarje”, ka thënë Von Cramon në një intervistë në RTK.