Gjimnazi i parë shqiptar “Ismail Qemali” në Ferizaj, është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës.
Po ashtu, rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 04:25, kemi pranuar një informate se në një objekt shkolle të vjetër jofunksionale në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ është një incident zjarri. Ekipe të policisë, zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Pamjet, gjithashtu, janë publikuar nga mediat lokale atje.
Ndërkaq, siç raportohet të hënën e 13 marsit, kishin nisur punimet restauruese dhe kjo nuk është hera e parë që ky objekt digjet.