Punëtorët e pastrimit te cilët janë në grevë, janë duke qëndruar tek objekti i Ndërmarrjes “Pastrimi”.
Përfaqësuesit e sindikatës kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për rritje pagash.
Më tej, ata ka thënë se do të vazhdojnë me grevën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata thanë se kanë qenë në vizitë nënkryetarja e komunës dhe drejtori për shërbime publike, të cilët u kanë premtuar se do të angazhohen për këtë, por, sipas sindikatës, pa pasur diçka të dokumentuar nuk besojnë.
Për këtë situatë ka reaguar dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ku ka thënë se gjendja është alarmante në kryeqytetin e Kosovës, por, sipas tij, “kjo gjendje është e papranueshme” dhe komuna e Prishtinës “nuk do ta tolerojë”.
“Jemi duke u marrë intensivisht me këtë problem dhe shpejt arrijmë marrëveshje!”, ka përfunduar ai.