Ministri Murati, Ministri Aliu dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Hidromorava Ymer Salihu kanë nënshkruar këtë të martë marrëveshjen për kanalizimin e 12.4 milionë euro për KRU Hidromorava.
Sipas njoftimit, ky financim mundësohet përmes marrëveshjes “Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit” me Bankën Botërore, dhe parasheh investime të ndryshme në fushën e ujërave dhe shërbimeve ujore.
Po ashtu, ky financim do të përdoret për rehabilitimit dhe modernizimin e infrastrukturës kritike të sistemit të ujësjellësit Hidromorava.
“Përkatësisht, projekti mundëson blerjen, zëvendësimin dhe instalimin e pajisjeve që përmirësojnë efikasitetin e energjisë, zvogëlimin e humbjeve të ujit, si dhe vendosjen e kontrollit efikas mbi sistemet e ujësjellësit”, thuhet në njoftim.
Kjo marrëveshje do të përforcojë kapacitetet e KRU Hidromoravës, do të përmirësojë sigurinë e ujërave në në pellgun e Moravës së Binçës, si dhe përmirëson shërbimet e ofruara për qytetarët nga KRU Hidromorava.