Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Koisovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik”, ka theksuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka njoftuar se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
“E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar kreu i AAK-së.
I pari i AAK-së ka prezantuar qëndrimin e kësaj partie në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, “duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”.