Pas më shumë se tre muajsh, kur ishte shpallur në kërkim, është arrestuar 22-vjeçari, i cili dyshohet për dhunim.
Arrestimi i Florian Filës, banor i Gjakovës, sipas policisë është bërë në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale [Dhunim]”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.