Syla: Serbia nuk ka mundësi të destabilizojë Kosovën

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se pavarësisht përpjekjeve, Serbia nuk do të mund të shkaktojë destabilizim të situatës në Kosovë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se mjetet e përdorura në Fondin e Sigurisë do të destinohen për nevojat kyçe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjersa ka shtuar se nevojiten pajisje shtesë, armatim dhe plotësim të kapaciteteve që i duhen një ushtrie.

Megjithëse Syla nuk ka treguar shifrën dhe as përafërsimet e grumbullimeve të këtij fondi, ai ka thënë se investimi i tyre do të analizohet nga ekspertë ushtarakë, përcjell Telegrafi.

Zëvendësministri i Mbrojtjes ka thënë se kontributi më i madh për Fondin e Sigurisë ka ardhur nga mërgimtarët, të cilët, sipas tij, kanë biznese dhe po shprehin në masë të madhe interesim për këtë fond.

“Një pjesë e opozitës ka disa dilema dhe ka ngritur disa çështje të cilat më duken si absurditet, sepse një fond i krijuar nga shteti dhe i kontrolluar dhe monitoruar nga shteti, është shumë më i sigurt se fondet e tjera siç kemi dëgjuar më herët si ka vajtur puna e tyre, me të gjithë ato fjalë, me të gjithë atë zhurmë dhe me gjithë atë diskreditim”, ka thënë Syla.

“Ne tani nuk kemi lejuar të kemi fonde të tilla anash, por të ketë shteti mekanizmin që e drejton, e kontrollon, e monitorin dhe e bënë transparent. Nuk kemi shifër të përafërt, nuk kemi shifër të saktë, ndërkohë jam i bindur që qeveria shumë shpejt do të dalë me një të dhënë të saktë”, ka shtuar ai.

Fondi i Sigurisë së Kosovës u themelua më 2 mars të këtij viti, me kontribuim nga qytetarët.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, askush nuk duhet të shqetësohet rreth investimit të tyre, ngase për këtë do të ketë analiza nga ekspertët ushtarakë.

“Do të menaxhohen nga shteti, do të bëhen analiza të thukëta edhe nga Ministria e Mbrojtjes, nga FSK, edhe nga ekspertë ushtarakë për të ditur ku na nevojitet më shumë investim. Pa gajle duhet të rrinë të gjithë qytetarët, sepse ato mjete do të përdoren aty ka nevojë, sepse ato do të menaxhohen prej komisioneve apo prej specialistëve të cilët do të bëjnë analizë të thukët se ku ka nevojë të harxhohen mjetet të cilat janë grumbulluar nga fondi”, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes.

Sylaj ka folur edhe për Serbinë, duke thënë se kjo e fundit po përdor metoda të ndryshme provokimi, por asnjëra nuk paraqesin mundësi destabilizimi në vend.

 

Sipas tij, Serbia po i ik dialogut në Bruksel, meqë nuk është e gatshme të përballet me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës.

Syla ka thënë se janë duke punuar drejt ngritjes së kapaciteteve të FSK-së në mënyrë që të arrihet sa më parë edhe anëtarësimi në NATO, për çka sipas tij, ekziston mbështetja e shumë shteteve partnere.

Siç ka thënë Sylaj, nuk ka rritje të numrit të pjesëtarëve që po e braktisin shërbimin në FSK, krahasuar me vitet paraprake. Dhe se përmes ligjit të pagave do të krijohen kushte më të mira për ushtarët.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika