Grubi për artefaktet ilire në Shkup: Po ruhen në muze, s’ka rrezik për to

Artan Grupi, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se nuk ka rrezik për humbjen apo dëmtimin e artefakteve ilire të gjetura së fundmi në Karposh të Shkupit.

Grubi u shpreh se me të marrë lajmin se janë gjetur varreza ilire, ka reaguar duke i ndalur ndërtimet në atë zonë.

Ai tha se këtë gjë e ka bërë për t’u siguruar se nuk do të tjetërsohej historia me dëmtimin apo zhdukjen e artefakteve.

“Tash së fundmi, shqetësimi i fundit u paraqit me paraqitjen e një pllake të një varrëi, me një mbishkrim dardan. U raportua në media dhe u krijua një përshtypje kinse po bëhet një tjetërsim i historisë. Menjëherë pas këtyre raportimeve kontaktova me drejtorin e inspektoratit për ndërtim, dhe me qendrën konsveratore me ministrinë e kulturës, me qendrën për trashëgimi kulturore. I thirra të gjithë bashkë, dhe e mbyllëm vendin ku po gërmohej, për të marrë informata dhe e ndërpremë të gjithë punimin. Kur shkuam e kërkuam të gjithë dokumentacionin e tokës private të cilën e kishte në pronësi personi, na tregoi se i kishte të gjitha lejet për ndërtim, kishte ndërmarrë të gjitha hapat në përputhje me ligjin për trashëgimi kulturore për të ndërtuar aty”, ka thënë ai.

Ai tha se aty janë gjetur varreza ilire, dhe se ato tashmë gjenden në Muzeun e Shkupit.

“Sipas ligjit, nëqoftëse në këtë territor të mbrojtur të ish Skupit, duhet gërmimet t’i bëjë qendra për konsverim e qytetit të Shkupit, pasi të kryhen të gjitha këto gërmime, vetëm atëherë mund të ndërtohet ndërtesë komerciale, nga investitori privat. Në qoftë se gjatë gërmimeve gjenden artefakte të vlefshme që janë përcaktuar me ligj, ndërpritet çdo procedurë ndërtimi. Janë vetëm varreza, janë shumë të vlefshme, të gjitha ato artefakte konsverohen në muzeun e Shkupit, çdo që gjë gjendet aty, konsverohet në muzeun e Shkupit te pjesa e Skupit”, ka thënë ai.

Ai tha se nga katër nga katër institucionet përgjegjëse për t’i mbikëqyru tre udhëhiqen nga shqiptarët dhe se nuk ka asnjë shqetësim për tjetërsim të kulturës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika