Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve të mërkurën e 15 marsit u hodh shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Relator i çështjes për ankimimin e PD-së u caktua Koli Bele.
PD ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
Pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).
Ndërkaq, Ledio Braho është zgjedhur përmes shortit si relator për sa i përket shqyrtimit të ankimimit të grupit të Sali Berishës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit, atëherë PD ka të drejtë që brenda pesë ditësh t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.