Krasniqi flet me Sarrazin për planin evropian: E ripërsërita se është i pamjaftueshëm për Kosovën

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi edhe me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij, dhe rezervat që kanë në lidhje me këtë propozim, që sipas tyre është i pamjaftueshëm për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin, ka diskutuar për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë bisedës me Sarrazin, Memli ka ripërsëritur qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që kanë në raport me propozimin evropian, i cili, sipas tij, është i pamjaftueshëm për shtetin e Kosovës.

“Sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazin i ripërsërita qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që ne kemi në raport me këtë propozim, që është i pamjaftueshëm për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, kreu u PDK-së, nëpërmjet postimit në Facebook, ka thënë se i ka deklaruar tashmë pesë pikat, të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë.

“Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar tutje.

Ndërkaq, sipas tij, si pasojë e kokëfortësisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe moskoordinimit me aleatët tanë, “ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika