Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka hedhur poshtë kritikat se Gjermania nuk po mbështet përpjekjet perëndimore për të furnizuar me armë të rënda Ukrainën, duke thënë se është duke u treguar shumë më i kujdesshëm në vendimmarrjen e tij.
Scholz është nën presion brenda dhe jashtë vendit ndaj të furnizuarit Ukrainën me armë të rënda si tanke dhe obus, pas agresionit rus, duke u mbështetur në vendimet e Bashkimit Evropian ndaj importeve ruse të energjisë për t’i hequr presidentit, Vladimir Putin mundësitë e të financuarit luftën.
“Unë i marr vendimet e mia shpejt dhe në bashkëpunim me partnerët tanë”, ka thënë Scholz në një intervistë për gazetën” Bild am Sonntag”.
“Unë i shoh të dyshimta veprimet e nxituara dhe përpjekjet e pakuptimta”, ka shtuar ai.
Më 26 prill, Gjermania kishte njoftuar dërgimin e parë të armëve të rënda në Ukrainë, duke qartësuar konfuzitetin mbi qëndrimin e saj në këtë luftë, raporton “The Guardian“.
Megjithëse po përpiqet të reduktojë varësinë e madhe ndaj importeve të energjisë nga Rusia, qeveria gjermane miratoi dërgimin e tankeve Gepard të pajisur me armë kundërajrore.
Kjo masë u mbështet nga 55 për qind e gjermanëve, të cilët, në një sondazh të opinionit, kanë thënë se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të furnizojë Ukrainën me armë të tilla.