Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, viktima pas rastit është dërguar për ekzaminime mjekësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”.