Trajneri dhe profesori, Bylbyl Sokoli, i ka bërë thirrje futbollisti kosovar, Amir Rrahmani që të mos largohet nga ekipi i Napolit.
Më tej Sokoli e ka rrëfyer eksperiencën e tij me talentin e Rrahmani që kishte pasur sa kishte qenë trajner i tij të Klubi Drenica.
Sipas, Profesorit, futbollisti Rrahmani duhet të qëndrojë në Klubin që ka luajtur legjenda e futbollit Diego Maradona.
“Duke marrë parasysh formën e Napolit për momentin, unë do t’i sugjeroja që të qëndrojnë aty ku janë. Përderisa Napoli të ketë këtë stil, këtë formë, cilësitë e Rrahmanit do të rriten çdo ditë. Duke e njohur, ai nuk do të jetë i kënaqur me sukseset e tij dhe do të jetë gjithmonë në kërkim të diçkaje më shumë. Prandaj i uroj vetëm suksese dhe fat në karrierën e tij”, ka thënë trajneri i mirënjohur Sokoli për mediumin e njohur italian, SportItalia.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të Bylbyl Sokolit të dhënë për mediumin SportItalia.
Zotri Sokoli, a mund të na tregoni se si jeni njohur me Rrahmanin?
“Amiri jetonte në kryeqytet në Prishtinë dhe luante në një klub më të vogël në kryeqytet. Fillimisht ai u transferua në FC Prishtina ku u refuzua nga një trajner i ardhur nga Gjermania.”
“Ai erdhi tek ne vetë, duke kërkuar të luajë në KF Drenica, e cila ishte në të njëjtën ligë, Superligën e Kosovës. Ne folëm shkurt dhe vendosëm ta mbajmë për të paktën dy javë. Në seancën e parë stërvitore u vu re se ishte një futbollist me karakter të fortë, por teknikisht me ende vend për përmirësim”.
Si e bindi që ta mbante me vete?“Në stërvitje Rrahmani shquhej për angazhimin në punë, marrëdhëniet e ngushta me shokët e skuadrës, në lojë ishte i pakompromis dhe shumë inteligjent në zbatimin e urdhrave të dhëna nga trajneri: nuk vonoi shumë për të kuptuar se sa vlente ai”, vazhdoi Sokoli.
Si ishte rritja e tij përpara se të transferohej në Shqipëri?
“Ai u rrit menjëherë në Kosovë, duke u shquar për fizikun e tij, mbrojtjen e disiplinuar dhe për rrezikshmërinë nga goditjet e lira: shënonte shpesh me kokë nga pozicionet. Pas 1 viti e gjysmë në Superligë, filloi të merrte ftesa nga Superliga dhe Kategoria Superiore, e cila në atë kohë ishte më cilësore”.
Si ishte ai si djalë?
“Më kujtohet një i ri i sjellshëm, i disiplinuar dhe shumë i përpiktë. Ai donte të arrinte gjithçka me zell dhe punë të palodhur. Ai ishte shumë miqësor me shokët e tij dhe shumë ambicioz.”
A mendoni se lufta në vendin tuaj mund ta ketë forcuar atë në rritje?
“Unë mendoj se po. Shumë futbollistë në Kosovë janë rritur në kushte të vështira dhe është e kuptueshme që vuajtjet e shumë familjeve nga regjimi serb, infrastruktura e shkatërruar, traumat, një kampionat shumë i vështirë për t’u mbajtur dhe izolimi shumë i gjatë i Kosovës nga UEFA dhe FIFA, kanë shërbyer për krijimin e sportistëve me karaktere të forta, ndër të cilët është edhe Rrahmani. Si shumë futbollistë të kësaj gjenerate, edhe Amiri karakterizohet me përkushtimin, qasjen dhe këmbënguljen në arritjen e synimeve të tij si futbollist”.
E kishit imagjinuar ndonjëherë se një ditë do të vjen për të dominuar një kampionat në Itali?
“Kisha besim të madh se do të ishte një futbollist i madh. Është e vështirë të imagjinohet që një ditë do të shkonte në Napoli, klubi ku luante Maradona. Duhet theksuar se kudo që ka luajtur Rrahmani, qoftë edhe duke filluar si zëvendësues, ai u bë shpejt një komponent themelor. Në Kosovë ai arriti të gjejë një vend në ekipin e parë duke filluar nga pankina, e njëjta gjë ndodhi në Shqipëri, Kroaci dhe Itali. Kudo”.
Çfarë do t’i thoshit sot nëse do të flisnit me të? A do ta këshillonte të qëndronte te Napoli?
“Duke marrë parasysh formën e Napolit për momentin, unë do t’i sugjeroja që të qëndrojnë aty ku janë. Përderisa Napoli të ketë këtë stil, këtë formë, cilësitë e Rrahmanit do të rriten çdo ditë. Duke e njohur, ai nuk do të jetë i kënaqur me sukseset e tij dhe do të jetë gjithmonë në kërkim të diçkaje më shumë. Prandaj i uroj vetëm suksese dhe fat në karrierën e tij”.