Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se një maji gjeti Kosovën me të drejta të nëpërkëmbura e të shkelura të punëtorëve.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i AAK-së ka shkruar se punëtorëve në Kosovë po u nëpërkëmben të drejtat dhe se prapë gëzojnë 1 majin pa një ligj të pagave.
“Dita e punëtorëve, punëtorët kosovarë i gjen në një situatë të rëndë. Qindra mijëra punëtorë të sektorit privat pothuajse janë lënë pas dore, ndërkohë që edhe sektori publik me këtë shtrenjtimin enorm të jetesës, e ka të vështirë ta lidhë fillimin me fundin e muajit”, ka shtuar ai.
Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë që t’i lërë fjalët e t’ia kthejë dinjitetin punëtorëve.
Ramush Haradinaj është lider i partisë AAK dhe ishte kryeministri i tretë i Kosovës.