Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd J.Austin III.
Mehaj ka theksuar se “Kosova ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin”.
“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, ka theksuar ndër të tjera Mehaj në Facebook.