Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Siguri e Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në mes të BE-së dhe Shqipërisë.
Rama ka theksuar se kjo është mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe komisionari Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
“Tiranë – Një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit”, ka shkruar Rama në Facebook.