“Nëse nuk ngrihen pagat, do ta lëmë Kosovën në terr”, punëtorët e KEK-ut shprehin pakënaqësitë nga protesta 

Krahas rritjes së pagës punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë

“Nëse nuk ngritën pagat, do ta lëmë Kosovën në terr”, punëtorët e KEK-ut shprehin pakënaqësitë nga protesta 

Me kërkesën për rritje të pagave, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të enjten kanë mbajtur një protestë simbolike në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Krahas rritjes së pagës, punëtorët e KEK-ut po kërkojnë edhe pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Kërkesë tjetër e punëtorëve të KEK-ut është edhe pagesa e vikendeve për punëtorët me ndërrime.

Kryetari i Sindikatës së Re, Nexhat Llumnica ka deklaruar se kërkesat e tyre janë esenciale.

“Më vjen keq shumë se ata ikin prej vendit tonë për papunësi, kurse KEK-u i ka 2 mijë punëtorë mungesë. I lus të gjithë ata institucionet përkatëse që të hapin konkurse e të punësojnë të rinj, sepse punëtorët po sfidohen shumë me tri ndërrime, ka 16 orë, s’është njëjtë si me punu 8 orë. Në vitin 2021 i kemi pas 35 të vdekur nga sëmundjet profesionale që dyshojnë se i bartin aty, ne jemi të rrezikuar, por rrezikshmëria s’paguhet. Ne kemi kërku marrëveshje kolektive, është e vetmja kompani publike që s’ka marrëveshje kolektive”, deklaroi Llumnica, shkruan EO.

Gjithashtu, ai tha se nëse nuk rriten pagat, do ta lënë Kosovën në terr.

“Nëse nuk ngrihen pagat, do ta lëmë Kosovën në terr”, theksoi ai.

Nga punëtorët e korporatës së KEK-ut njashtu kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të punëtorëve, duke deklaruar se shumë kanë vdekur, e shumë të tjerë janë larguar si mungesë e kushteve. Në përkrahje kësaj proteste ka dalë edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika