Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ishte pjesë e takimit në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në mes të BE-së dhe Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Twitter, Varhelyi ka thënë se Shqipëria është një partner strategjik i BE-së.
“Diskutim i mirë gjatë seancës plenare të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, SAC në praninë e Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së mbi shtyllat e negociatave të anëtarësimit: sundimi i ligjit, funksionimi i ekonomisë së tregut, EU Acquis Shqipëria është një partner strategjik i BE-së dhe merr të gjithë mbështetjen tonë për përpara”, shkroi Varhelyi.
Good discussion during the Plenary Session of the #EU–#Albania SAC in the presence of 🇪🇺EU MS on the pillars of the accession negotiations:
📌Rule of Law
📌Functioning market economy
📌EU Acquis
Albania is a strategic partner of the EU & receives all our support to advance. pic.twitter.com/mMelEvNJ6L— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 16, 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka folur edhe për propozimin evropian në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Rama ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodhë.
“Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhjeje ishte jashtëzakonisht pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike, Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por është në krye në këtë rajon ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes, dialoguar, të normalizimit dhe më lejoni t’ju them që ne e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënies midis Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, propozimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë dhe dua të besoj që asnjëra palë nuk do t’ia lejojnë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij”, ka deklaruar Rama.
Ndryshe, të enjten, Rama ka pritur në takim Borrellin në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në mes të BE-së dhe Shqipërisë.