Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.
Në një komunikatë për media, policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka shpërndarë në Facebook te disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informacioneve se në rrjetin social Facebook, nga një person i dyshuar, është shpërndarë tek disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, ka filluar hetimet, ku si rezultat është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është sekuestruar një telefon celular dhe po ashtu është intervistuar personi i dyshuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent është liruar në procedurë të rregullt.