Me moton “Kosova duhet ta ruaj sovranitetin e integritetin e saj si shtet i pavarur”, në New York, komuniteti shqiptar ka protestuar kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Protesta është mbajtur para selisë së Bashkimi Evropian në New York.
Ish-komandanti i brigadës “Atlantiku”, tha se presioni duhet të jetë drejt Serbisë dhe jo Kosovës.
“Presioni të bëhet Serbisë e jo Kosovës, ngase Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme dhe të vazhdueshme”, ka deklaruar ai.
Kundër themelimit të Asociacionit ka pasur protesta përveç Kosovës edhe në disa vende të BE-së.