Të gjithëve u kanë rënë në sy reklamat për mbjelljen e flokëve dhe disa prej tyre, personazh kryesor, kanë pasur aktorin shqiptar Vedat Bajrami.
Ndërkaq, zërat dyshues nëse Vedati i kishte mbjellë vërtetë flokët, u shuan kur gjatë një bisede me Artan Thaçin në “Big Brother VIP”, ka treguar se si e bëri reklamën dhe i ka thënë se i besonte “Ozone Hair Clinic” për ta bërë mbjelljen e flokëve.
“I kam bërë flokët në Ozone Hair Clinic, i kam mbjellë atje! Më pas më kanë gjuajtur disa klinka “fake” kinse i kam mbjell te ata, duke thënë se jo se te na i ka mbjellë”, ia ka sqaruar Vedati-Artanit.
Por, Vedati nuk u ndal me kaq. Ai ka treguar se kishte bërë reklamë edhe për një klinikë tjetër në Shqipëri, por aty kishte vendosur një paruke dhe nuk ia kishte besuar mbjelljen e flokëve.
“Ja pata bo edhe dikujt tjetër një reklamë, por aty kam pas vendos paruke, ja pata bo dikujt ma moti në Shqipëri një reklamë, por aty kam pas maskë, e kam pas paguar special një italian për maskë me u duk që jam qel, e mandej janë mundu me ma keqpërdor”, ka vazhduar aktori Vedat Bajrami.
Vedati është një nga banorët më të dashur për publikun kosovar, dhe tashmë është zgjedhur finalist në sezonin e parë të “Big Brother VIP Kosova”.