Haxhiu për Projektligjin për Rregullimin e çmimit të barnave: Favorizim për oligarkët

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, për Projektligjin për Rregullimin e çmimit të barnave ka thënë se ky është favorizëm për oligarkët

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Projektligji për Rregullimin e çmimit të barnave ishte propozuar një vit më herët nga partia e tij, por që nuk ishte përkrahur nga mazhoranca.

Për këtë çështje, Haxhiu thotë se një Projektligj i tillë është i mirëseardhur, pasi, sipas tij, keqpërdorimet me çmimet e barnave kanë qenë të shumta.

“Është një brengë sepse përveç çmimeve tjera, pra edhe çmimet e barnave janë rritur, është një fatkeqësi që edhe ka vazhduar blerja e barnave me çmime të shtrenjta, 200-300 për qind më shtrenjtë”, ka thënë Haxhiu për EO.

Ndonëse e kanë përkrahur në parim në Komisionin për Shëndetësi, Haxhiu e quan Projektligj të dobët dhe favorizim për oligarkët e mëdhenj.

“Ne e kemi miratuar në parim Projektligjin për Rregullimin e çmimit të barnave, projektligj të cilin ne e kishim propozuar një vit më parë, mirëpo që nuk ishte mbështetur në atë periudhë kohore, nga Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë sot një projektligj i cili është shumë i dobët, shumë i vobektë, i cili do ta rrisë informalitetin, frikësohem shumë se do ta rrisë edhe do të ketë mungesë të barnave të caktuara në tregun tonë, sepse ky projektligj i favorizon një pjesë të bizneseve që ka manipuluar me këtë sektor, pra ata oligarkët e mëdhenj që kanë abuzuar me këtë sektor, ndërsa i godet bizneset serioze, edhe të cilat nuk kanë abuzuar me çmimin e barnave dhe tash mbetet të shihet dhe ne u thamë që do t’ua dorëzojmë projektligjin që kemi dorëzuar një vit më përpara, i cili projektligj edhe parasheh edhe rimbursim të barnave, që ky projektligj nuk e ka, pse nuk e kanë paraparë rimbursimin e barnave për nder nuk e di, por shteti është i detyruar që t’i sigurojë qytetarëve barna nga lista esenciale pa para edhe këtë duhet ta sigurojë shteti”, ka thënë deputeti nga radhët e PDK-së.

“Nëse iu keni pasur raste që furnizimi i barnave nga lista esenciale ka pasur mungesa, atëherë qytetarët janë detyruar t’i blejnë ato me çmime të larta, dhe kjo është arsyeja pse duhet të ketë pastaj rimbursim”, u shpreh ai.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika