Ka filluar takimi mes kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në këtë takim nuk do të ketë deklarim për media.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, është takuar me krerët e shtetit.
Fillimisht, emisari amerikan, Gabriel Escobar, është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe tashmë pritet takimi i tij me kryeministrin, Albin Kurti.