Të premten e 17 masit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do ta presë në takim ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja.
Në këtë takim do të marrin pjesë dhe kryetarët e Odave të Noterëve, Ndërmjetësuesve dhe Avokatëve të të dyja shteteve.
Takimi do të mbahet në orën 15:00.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pret në takim ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetarët e Odave të Noterëve, Ndërmjetësuesve dhe Avokatëve të të dyja shteteve”, thuhet në njoftim.