Ministri Vitia viziton institutet paraklinike në QKUK dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar institutet paraklinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro

Ministri Vitia vizitoi institutet para-klinike në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar hapësirat e instituteve paraklinike për të parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet paraklinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet paraklinike.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia është njoftuar me shërbimet që ofrohen në këto klinika.

“Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme. Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalizimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdoret në të mirë të shërbimit të qytetarëve”, tha ministri Vitia, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika