Xhiroja e 26-të e Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll do të zhvillohet në fundjavë.
Derbi kryesor i kësaj xhiro do të zhvillohet të dielën në mes Trepçës dhe Pejës. Lojë kjo që zhvillohet prej orës 17:00.
Mitrovicasit janë vendin e katërt me 15 fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e shtatë humbje, duke e bërë edhe më interesante këtë sfidë.
Ndeshja hapëse do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, përkatësisht vendit të shtatë dhe të tetë.
Prizrenasit kanë shtatë fitore e 18 humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e 21 humbje, por takimi për vendasit ështëmë i rëndësishëm, pasi duan të shmangin “Play-out” dhe të hynë në “Play-out”.
Këtë synim e ka edhe Vëllaznimi që ndeshet me kampionin Golden Eagle Yllin.
Kuqezinjtë numërojnë tetë fitore e 17 humbje, kurse therandasit 18 fitore e shtatë humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 26
E shtunë
17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci
19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
E dielë
17:00 Trepça – Peja
Bashkimi – Sigal Prishtina