“Pesimizmi i Vuçiq”, Kurti: Në Ohër, nuk mund të ketë kapitullim të Serbisë, kjo ka ndodhur në Kumanovë në ’99

“Jam i interesuar për marrëveshje, shkoj me vullnet të mirë, me qëllime të mira dhe gjithashtu me besim të mirë që t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ndërkaq në Ohër nuk mund të ketë kapitull të Serbisë sepse kjo tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor 1999”, ka thënë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Disa orë para takimit, në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku do të diskutohet propozimi evropian, Kurti ka thënë se në Ohër nuk mund të ketë kapitullim të Serbisë, pasi sipas kryeministrit, kjo ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999.

Kurti, është shprehur optimist për këtë takim dhe se do të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Jam i interesuar për marrëveshje, shkoj me vullnet të mirë, me qëllime të mira dhe gjithashtu me besim të mirë që t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ndërkaq në Ohër nuk mund të ketë kapitull të Serbisë sepse kjo tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor 1999”, ka thënë Kurti, shkruan AlsatM.

Kurti, gjithashtu ka komentuar deklaratat pesimiste të Vuçiq sa i përket këtij takimi.

“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori refuzimi i një marrëveshje në Ohër. Unë nuk mendoj që kjo është qasje konstruktive dhe që dëshmon përkushtim. Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, por nuk mund të them se edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje me gjithë mend. Unë po e ritheksoj që do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe që shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë por natyrisht që këtë nuk mund ta garantoj edhe për palën tjetër”, ka thënë Kurti.

Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se nuk është “shumë optimist” përpara takimit të nesërm me Kurti, në Ohër, por gjithashtu se Serbia është “gjithmonë e gatshme të bisedojë për zgjidhje kompromisi”.

Ai theksoi se ai nuk po udhëton në raundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE me kurrëfarë mesazhi dhe se gjithçka që ai kishte për të thënë, ua tha tashmë të dërguarve të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tyre të fundit në Beograd.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika