Propozimi evropian kryetemë në Ohër, Hoxha: Kjo marrëveshje nuk zgjidhë asgjë, procesi i dialogut mund të zgjatet pafundësisht

Analisti, Dibran Hoxha ka komentuar takimin e ditës së shtunës (nesër) në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiq, ku do të diskutohet plani evropian, si marrëveshje për normalizim marrëdhënieve. E sipas tij, kjo marrëveshje nuk e ka njohjen në qendër por vetëm trason rrugën drejt saj, pra, Hoxha thekson se procesi i dialogut mund të zgjatet pafundësisht më marrëveshje tjetër që shtron një rrugë tjetër

Dibran Hoxha, analist politik

Në Ohër, më 18 mars, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohet për të diskutuar për planin evropian, si marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e, për këtë plan u dakorduan në Bruksel më 27 shkurt.

Ndërsa, për analistin, Dibran Hoxha kjo marrëveshje nuk zgjidhë asgjë, e vetmja gjë që zgjidh sipas tij, është status quo-ja dhe garantimi i saj.

Hoxha theksoi se nen 7 i planit evropian është problematik dhe neni i fundit ku thuhet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkrua më herët, e këtu përshihet edhe zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo marrëveshje nuk zgjidhje asgjë, kjo vetëm zgjidhë dhe garanton status quo-n. Kësi lloj marrëveshjesh kemi pasur në të kaluarën, përveç këtyre neneve që i përmendi edhe sot presidentja që tha ‘pranohemi si palë të barabarta, njihet integriteti territorial’ e këto me radhë, por, prapë neni 7 është shumë problematik dhe neni u fundi ku thuhet se duhet më u zbatu marrëveshjet e tjera, e që përfshihet Asociacioni”, ka thënë Hoxha në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu potencoi se ka “degradim” të procesit të dialogut nga njohja reciproke në qendër tek një marrëveshje që është vetëm trasim i rugose drejt njohjes, e, kjo sipas tij mund të bëjë që procesi të zgjatë pafundësisht procesin e dialogut.

“Pra, nëse kemi në hyrë në një proces që vazhdimisht e kemi potencuar që do të kemi njohje reciproke dhe njohja do të jetë në qendër, në ndërkohë tash edhe prej deklarimeve te zbutuna po thuhet se kjo është një marrëveshje që shtron rrugën drejt njohjes reciproke, çka na bën neve me besu që edhe pas 5 viteve nuk do të ketë një marrëveshje që e shtron një rrugë tjetër dhe këto procese të zgjaten pafundësisht”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika