Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, shefi i ekzekutivit, ka shkruar që agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë, ndërsa vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë.
Ndër të tjera, ai ka shtuar, “Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin.”