Gjatë ditë ditës premte u bë e ditur se Gjykata Ndërkombëtare Penal ka lëshuar urdhër-arrest ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. GjNP-ja pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.
E, kjo nuk duket t’i ketë pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sipas mediumit serb “Danas“, ka thënë se e vetmja që e sigurt është që po shkojmë drejt një përshkallëzimi që nuk ka fund.
- Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për Putinin
- Prokurori i GJNP-së jep detaje për urdhër-arrestin e Putinit: Fëmijët nuk mund të jenë plaçkë lufte
“A ka njeri që t’i japë fund kësaj çmendurie, a e kupton dikush në botë se cilat janë pasojat?”, ka thënë Vuçiq, shkruan portali serb “Danas”.
Sipas tij, ky vendim i tij ka ardhur para vizitë së presidentit kinez, Xi Jinping në Rusi, por duke shtuar se nuk dëshiron të futet në teori konspirative.
“Kemi shumë djem të papërgjegjshëm këtu që mezi prisnin ta zhysin vendin në një vorbull marrëzie sikur të kishim nevojë,”- ka theksuar Vuçiq.