Pritet të nisë takimi në Suharekë për çështjen e të pagjeturve, detaje nga vendngjarja

Pritet të nisë takimi lidhur me fatin e të pagjeturëve në fshatin Shirokë të Suharekës, të shtunën, ditë në të cilën zhvillohet paralelisht edhe takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër të Maqedonisë.

Gazetarja e RTV Dukagjini, e cila po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, Dorentina Thaqi ka bërë të ditur se pjesë e takimit pritet të jenë institucionet përgjegjëse.

“Fshati Shirokë, Komuna e Suharekës ku pas disa minutash pritet të nisë një takim i  insitucioneve përgjegjëse që do të diskutohet rreth fatit të të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë. Në këtë takim pritet të marrin pjesë komisioni qeveritar për të pagjeturit, Policia e Kosovës që ka njësi për krime lufte. Pritet të marrë pjesë edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar i Kosovës”, ka treguar Thaqi.

Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se kryetemë diskutimi do të jenë gërmimet dhe dyshimet për varreza masive.

Në rend dite është edhe përfshirja e kësaj teme në dialogun Kosovë-Serbi.

Aktualisht, kryesuesi i Komisionit për të pagjeturit, Andin Hoti, po qëndron në Ohër të Maqedonisë krahas kryeministrit Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika