Arifi: Shpresoj që nuk e pranojnë Asociacionin, nuk është në të mirën e Kosovës

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se shpreson që nuk e pranojnë Asociacionin, nuk është në të mirën e Kosovës

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, për takimin e sotëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se nuk ka pritshmëri, sepse sipas tij është e qartë se Lugina e Preshevës nuk është e përfshirë në planin franko-gjerman.

“Pritshmëritë për Luginën e Preshevës janë zero, kurse për Kosovën shpresoj më të mirën, shpresoj që nuk e pranojnë Asociacionin, sepse nuk është në të mirën e Kosovës. Shpresat i kam te Kosova se sa për ne, shqiptarët e Luginës, pritshmëritë janë zero”, ka thënë Arifi në edicionin special të RTV Dukagjinit.

Arifi ka thënë tutje se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në rrezik dhe se janë 10 mijë shqiptarë më pak të pasivizuar në 10 vitet e fundit, “e që Serbia nuk ndalet edhe në të ardhmen me na pasivizu në qoftë se në këtë marrëveshje nuk jemi të përfshirë”.

“Në qoftë se nuk jemi të përfshirë në këtë marrëveshje, siç po duket që nuk jemi, atëherë kjo nënkupton për shqiptarët e Luginës se Kurti ka bërë tradhëti politike”, ka shtuar kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika