Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se i ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Më tej, Hamza ka treguar për gjendjen emocionale të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij ata kanë moral të lartë.
“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën”, ka shkruar Hamza.
“Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, ka përfunduar ai.