Pas vrasjes në Prishtinë, pritet të intervistohet i plagosuri në QKUK

RTV Dukagjini ka mësuar se i plagosuri në rastin ku mbeti i varë një person në Lagjen Arbëria, është në pritje të avokatit për të dhënë deklaratë para hetueseve të Policisë së Kosovës në QKUK

Të shtunën, një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një hotel lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë janë lënduar nga goditjet me një mjet të mprehtë.

Ndërsa tashmë te Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po qëndron policia për të marrë deklaratë nga njëri nga të plagosurit që është në gjendje më stabile.

Dukagjini mëson se i njëjti nuk ka dashur të flasë pa praninë e avokatit, të cilit janë në pritje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika