Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë.
Sipas tij, kësaj radhe Serbia do të marrë koston e merituar.
“Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë. Veq kësaj radhe, do ta marrë edhe koston e merituar”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai theksoi se nuk ka Asociacion të Komunave me shumicë serbe, i cili shkel Kushtetutën e Kosovës.
“Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës’, ka shtuar Kërçeli.