Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kryepalramentin, Kadri Veseli, në Hagë.
Hoxhaj tha se Thaçi e Veseli ishin të vendosur që drejtësia do të triumfojë, duke theksuar se historinë e lirisë nuk mund të ndryshojë askush.
“Sot vizitova miqtë e mi, Hashimin dhe Kadriun! Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë! Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.