Gati 10 orë bisedime në Ohër, Hoxha: Kjo është tregues i pengesave që po paraqiten dhe një përgatitje jo e mjaftueshme për takim

“Në qoftë se është pritur të këtë marrëveshje shpejt, vazhdimi i takimit deri në orët vona mendoj që është tregues i pengesave që paraqiten në to dhe mospërgatitje e mjaftueshme të takimit. Kemi pasur një fazë të konsultimeve, të cilat zotëri Lajçak dhe zotëri Escobar e kanë zhvilluar një diplomaci fluturuese në Beograd, dhe kjo nënkupton që një pjesë e çështjeve nuk janë zgjidhur deri dhe siç po duket nuk do të zgjidhë as brenda takimit”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus”, i cili është duke u transmetuar me edicion special nga Ohri

Ylli Hoxha, analist

Gati 10 orë kanë kaluar prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

E kjo, sipas analistit Ylli Hoxha, është një tregues i pengesave që po paraqiten dhe një përgatitje jo e mjaftueshme për këtë takim.

“Në qoftë se është pritur të këtë marrëveshje shpejt, vazhdimi i takimit deri në orët vona mendoj që është tregues i pengesave që paraqiten në to dhe mospërgatitje e mjaftueshme të takimit. Kemi pasur një fazë të konsultimeve, të cilat zotëri Lajçak dhe zotëri Escobar e kanë zhvilluar një diplomaci fluturuese në Beograd, dhe kjo nënkupton që një pjesë e çështjeve nuk janë zgjidhur deri dhe siç po duket nuk do të zgjidhë as brenda takimit”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus”, i cili është duke u transmetuar me edicion special nga Ohri.

Sipas Hoxhës, procesi i dialogut ka arritur t’i pajtojë palët në thelb, duke theksuar se mosmarrëveshjet e paraqitura në këtë takim nuk do të penojnë procesin më tutje.

“Mendoj që ky proces në masë të madhe ka arritur t’i dakordojë palët në thelbin e procesit ka to të zhvillohet, shtyllat kryesore dhe nuk mendoj që mosmarrëveshjet e paraqitura sot apo nesër do të jenë të tilla që do të mund të penojë procesin në tërësi”, ka thënë Hoxha.

Kurti dhe Vuçiq rinisin bisedimet

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika