Takimi në mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkuar sërish në një pauzë.
Gati 10 orë kanë kaluar prej kur Kurti dhe Vuçiq kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndërkaq, më herët kishin mbajtur edhe një pauzë rreth një ore në takimin trepalësh.