Fahrije Hoti mbështetë marshin për drejtësi për krerët e UÇK-së, fton të gjithë qytetarët të bashkohen

"Ka 24 vjet që unë, së bashku me shumë gra të tjera të Krushës e të Kosovës, jo vetëm që kemi humbur më të dashurit tanë – por nuk dijmë asgjë për fatin e tyre. Djemtë, burrat, baballarët tanë, mungojnë dhe askush nga ish-sistemi gjenocidal serb nuk ka dhënë llogari", ka shkruar Hoti në faqen e saj në Facebook

Fahrije Hoti nga organizata gratë e Krushës

Fahrije Hoti nga organizata gratë e Krushës ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të cilin e ka ftuar platforma Liria Ka Emër më 2 prill në ora 14:00 në Prishtinë për tu solidarizuar me krerët e UÇK-së një ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Hagë.

“Ka 24 vjet që unë, së bashku me shumë gra të tjera të Krushës e të Kosovës, jo vetëm që kemi humbur më të dashurit tanë – por nuk dijmë asgjë për fatin e tyre. Djemtë, burrat, baballarët tanë, mungojnë dhe askush nga ish-sistemi gjenocidal serb nuk ka dhënë llogari”, ka shkruar Hoti në faqen e saj në Facebook.

Ajo ka kujtuar se janë mbi 1600 shqiptarë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur si pasojë e atij sistemi, derisa, fatkeqësisht, të vetmit që po ballafaqohen me drejtësinë sot janë ata të cilët luftuan për çlirimin e vendit të tyre.

“Prandaj, unë së bashku me të gjitha gratë e Krushës e të Kosovës, më 2 prill do t’i bashkohemi marshit për drejtësi në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë. E mirëpres dhe mbështes këtë iniciativë  “Liria Ka Emër”. Të marshojmë së bashku për drejtësinë që e kërkojmë dhe kundër padrejtësive të reja”, tha Hoti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika