Deri në mesin e muajit janar është punuar vetëm me një rezonancë magnetike për shkak të defekteve.
Ndërkaq, tani në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, sipas drejtoreshës po punohet në dy ndërrime dhe me dy aparatura.
“Pacientat spitalor nuk kanë listë të pritjes, për arsye se vendimi për prioritet në ekzaminime për pacientët e hospitalizuar e vendos klinicisit. Klikinat që kanë kërkesa më të mëdhaja kanë shumë më shumë ditë të caktume”, ka theksuar Shkëndije Nuza, Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë.
Edhe rezonanca për fëmijë sipas saj nuk vonohet, e për ata që nuk e kanë gjendjen e rëndë kryhet brenda muajit mars më së largu.
“E domosdoshme është që kur të vjen pacienti, po e jap edhe një sqarim, pacienti të sjell me vete gjithmonë raportin e onokologut. Për arsye se është e rndësishme se nëse nuk e ka këtë raport ai mund të hyjë në listën e pacientëve ambulantor. Ndërsa lista e pritjes në përgjithësi që është vetëm për të mbajtur kontiunitetin është java e parë e marsit 2024. Por kjo nuk është datë fikse, është vetëm për me mbajtë kontiunitetin e caktimeve, apo kërkesava për ekzaminime me rezonancë magnetike në njëfar mëntyre që mos të ju hyjmë në hak pacientëve që kanë catku më heret. Se për momentin jemi në fund-mujin mars edhe fillim muajin prill jemi duke i sistemuar pacientët e muajit qershor”, ka deklaruar Shkëndije Nuza, Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë.
Nuza zotohet se shumë shpejt do të marrë fund komplet lista e pritjes, shto këtu edhe faktin se këto shërbime kanë filluar të ofrohen edhe në Spitalin e Pejës. Ndërkohë, sipas saj rezonanca e fëmijëve tek spitali pediatrik shumë shpejt do të funksionalizohet, por që ka vonesa për shkak të moskompletimit të plotë të aparaturës.
RTV Dukagjin të mërkurën ka raportuar për një rast kur për rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë në QKUK pacientes i është caktuar termin më 7 mars 2024, rreth 12 muaj më vonë.