Rritet prerja ilegale e pyjeve, inspektorati i pakënaqur më gjykatat

Prerja ilegale e pyjeve po shënon rritje ndër vite. Inspektoriati i Pylltarisë nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se prej shkaqeve që po qojnë në rritjen e numrit të prerjeve ilegale, janë zvarritja e rasteve në gjykata e edhe gjobave të ulëta që shqiptohen

Dimri që po e lëmë pas, i karakterizuar me çmimet e larta  edhe të lëndëve për ngrohje, kanë shtuar rastet e prerjeve të paligjshme të pyjeve.

Madje sipas Inspektoratit të Pyjeve, nuk ka qenë vetëm periudha e dimrit ajo që është karakterizuar me raste të tilla, e numri ka qenë mjaft i lartë edhe në muajt e tjerë të vitit të kaluar.

“Gjatë vitit 2022 kemi bërë  914 kontrolla, kemi hartuar 751 procesverbale, Kemi nxjerr 51 vendime, kemi hartuar 91 fletparaqitje kundërvajtse. Derisa në komuna kanë qenë 2897 fletparaqitje”, ka theksuar Besim Zogaj – Drejtori Inspektoratit për Pylltari në APK.

Dënimet e ulëta që vazhdojnë të shiptohen nga gjyaktat, sipas Drejtorit të  Inspektoratit të Pyjeve,  Besim Zogaj,  janë një prej shkaqeve që po ndikojnë që veprimtaria të mos shkojë duke u ndalur.
“Puna e Gjyqësori ëhstë ajo që po ndikon në rritjen e prerjeve.Shumica e lëndeve parashkruhen shkaku I mungesës së fillimit të procesit dhe kjo bënë që rastet të rritet. Edhe xhobat që ipen nga këto Gjykata janë më të ultat, madje xhoba minimale 400 euro ipet vetëm në raste kur landa shkon në Gjykaten e Apelit. Kjo edhe ndikon në rritjen e rasteve të atyre që bëjnë prerje të pyjeve”, ka thënë Besim Zogaj – DEK: Besim Zogaj – Drejtori Inspektoratit për Pylltari në APK.

Sipas të dhënave të Inspektoratit, ndër zonat më të prekuara janë rajoni i komunës së Suharekës, pasuar nga Podujeva e Kaçaniku.

Në zonën e veriut, sipas zyrtarëve të Inspektoratit, numri i kontrolleve është më i ulët, dhe zakonisht janë raste sekuestrimi, që zhvillohen në prani të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika