Lulzim Abazi kryetar i FC Ferizajit, ka thënë në emisionin Dueli Sportive në RTV Dukagjini se në Ferizaj do ta kenë të vështirë të marrin pikë skuadrat tjera.
Më tej, ai ka folur për ardhjen e trajnerit të ri në FC Ferizaj, ku ka thënë se falë rekomandimeve të trajnerit të ri, ata kanë arritur që ekipin ta riorganizojnë dhe tani janë duke qëndruar shumë mirë në ligën e futbollit kosovar.
“Në këtë sezon, ne jemi më të mirë, edhe me pikë më shumë sesa Ballkani. Sepse nga minus 6 pikë, kemi arritur të jemi plus 11 pikë”, ka thënë Abazi.
Më tutje ai ka thënë se ekipi të cilën e udhëheq janë në rrugën e duhur për të qenë në elitën e futbollit kosovar.