Trajner i Feronikelit 74, Granit Begolli, ka folur për Klubin e Ballkanit, ku ka thënë se në sezonin e parë, ekipi i Ballkanit i ka dominuar të gjitha ndeshjet dhe ekipet, por tani sipas Begollit, ai është në krizë të lojës.
“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë që Ballkani të ketë një ecuri prej 6 ndeshjeve pa fitore qysh ka ndodhur në këtë fillim gjysmë-sezone”, ka thënë Begolli në emisionin Dueli Sportive në RTV Dukagjini.
Më tej, trajneri nga Feronikeli ka treguar arsyet pse Klubi i Ballkanit ndodhet në këtë situatë.
“Ka shumë faktor që ndikojnë te kjo skuadër. E kam dëgjuar një deklaratë të trajnerit Daja që ka thënë se ‘ne jemi në gjiron e 40-të në qoftë se skuadrat tjera janë në gjiron e 24-të, për shkak se kanë luajtur shumë ndeshje në Evropë, pa pushim. Skuadra është pak e lodhur, shtoja kësaj faktin se është larguar njeri nga lojtarët më të mirë që e ka pasur kjo skuadër. Ermal Krasniqi është i pazëvendësueshëm te Ballkani”.
Ndër të tjera, ai ka thënë se zëvendësuesit që kanë ardhur në Ballkan nuk janë as për së afërmi sa Ermal Krasniqi.