Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit, i cili dyshohet se ia dogji garazhin gazetarit të RTK-së, Alban Selimi.
Lajmin për për Portalin Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Për rastin e gazetarit Selimi, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale ‘Zjarrvënia’”, ka thënë Ulaj.
Tentimdjegia e shtëpisë së gazetarit Selimi kishte ndodhur të enjten në mbrëmje, ku rastin e kishte bërë të ditur vetë gazetari Alban Selimi, përmes një postimi në Facebook, “Dikush ia vuni flakën; mem m’frikësu. S’ia arijnë qëllimit”, kishte thënë Selimi në Facebook.
Lidhur me këtë rast, i dyshuari me inicialet A.L 42-vjeçar u arrestua të shtunën nga Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë.