Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur të hënën ka ndarë 7 milionë e 278 mijë euro për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Përmes një komunikate për media, Qeveria ka bërë të ditur se mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë që reflektojnë në faturat e konsumatorëve.
“Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet në njoftim.