Ministri i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nuk ka mundur të marrë pjesë në një konferencë të donatorëve në Bruksel, për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe në Siri.
Ministri Murati ka thënë se organizatori i këtij eventi ka qenë shkaku i mospjesëmarrjes, duke shtuar se ai nuk e ka pranuar përfaqësimin e Kosovës pa fusnotë.
“U dashtë ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar”, ka shkruar ministri i Financave dhe i Transfereve.
It took changing three airplanes to make it to Brussels today to participate in the donor conference in support of people of 🇹🇷 and 🇸🇾 affected by the devastating earthquakes. The government of Kosova wants to pledge financial support and be part of all intl. efforts to help.
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) March 20, 2023
“Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e fusnotës në kundërshtim me shkronjat e marrëveshjes fillestare të Brukselit, dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar tutje Murati në Twitter.
Unfortunately, my country couldn’t participate and contribute due to the incorrect and discriminatory treatment from the organizer, who insisted on using the asterisk in contradiction to the letter of the initial Brussels agreement, and the spirit of today’s conference.
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) March 20, 2023