Ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeff Hovenier të hënën ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka falënderuar presidenten Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve në lidhje me avancimin e grave në Kosovë dhe më gjerë.
“Ishte një privilegj dhe një nder për të pritur në takim Vjosa Osmanin në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë sot për të folur me stafin tonë gjatë Muajit të Grave në histori. Faleminderit Presidentes Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për avancimin e grave në Kosovë dhe rreth botës”, ka shkruar Hovenier.
It was a privilege and an honor to welcome @VjosaOsmaniPRKS to U.S. Embassy Pristina today to speak with our staff during #WomensHistoryMonth. Thank you, President Osmani, for sharing your experiences & thoughts about the work we must do to advance women in Kosovo & around the🌍 pic.twitter.com/6XCxngKG0L
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 20, 2023