Kombëtarja e Kosovës i ka nisur gjatë ditës së hëne përgatitjet për dy ndeshjet e këtij fundmuaji kundër Izraelit dhe Andorrës, në kuadër të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024.
Në stërvitjen e parë, e cila u zhvillua pasdite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ekipi nuk ishte i kompletuar, pasi një pjesë e futbollistëve kanë bërë rigjenerim në hotel për shkak se kanë zhvilluar ndeshje mbrëmjen e kaluar, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndërkaq, gjatë seancës stërvitore është punuar me dy grupe, ku njëri grup ka bërë vetëm ushtrime fizike të kombinuara me vrapime të lehta dhe pasime me top, derisa pjesa tjetër kanë punuar edhe në aspektin tekniko-taktik.
Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur gjithashtu se atmosfera në radhët e Dardanëve është shumë e mirë, teksa lojtarët janë përplot vullnet e dëshirë që këtë fushatë kualifikuese ta nisin mbarë në mënyrë që të realizohet objektivi historik për kualifikim në Evropian.
Me këtë rast, FFK-ja ka theksuar se “atmosfera në radhët e Dardanëve është shumë e mirë, teksa lojtarët janë përplot vullnet e dëshirë që këtë fushatë kualifikuese ta nisin mbarë në mënyrë që të realizohet objektivi historik për kualifikim në Evropian”.
Kosova më 25 mars do të luajë në udhëtim kundër Izraelit, kurse pas tri ditësh e pret Andorrën në Prishtinë.