Pika që Serbia e kishte refuzuar ashpër me 2013 duke thënë se ajo do të nënkuptonte njohje të shtetit të Kosovës tash gjendet në nenin 4 të planit Franko-Gjerman për të cilin Kosova dhe Serbia ranë dakord.
Neni 4 i Marrëveshjes Bazë 2023 thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuese e lartë e BE-së për Dialog, së fundmi ka publikuar një libër autorial, me titull ‘’Memuar – Pastaj Çfarë?”.
Ajo i dedikon një kapitull të plotë dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht negociatave për marrëveshjen e prillit 2013 për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në faqen 137, ajo tregon se si draft neni në të cilin thuhej se “asnjëra palë nuk do të bllokojë rrugën e tjetrës drejt anëtarësimit në cilëndo organizatë ndërkombëtare’” për të cilën ishte pajtuar fillimisht BE-ja, ishte refuzuar menjëherë nga Vuçiq dhe Daçiq, të cilët kishin thënë se ky formulim do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.
Sipas librit të baroneshës Ashton, ishte Vuçiq ai që kishte propozuar një formulim tjetër, të pranueshëm për Serbinë, sipas së cili palët pajtohen që nuk nuk do ta bllokojnë njëra tjetrën në rrugën e tyre drejt BE-së.
Ndonëse fillimisht ishte refuzuar nga pala Kosovare, formulim sipas propozimit të Vuçiq pastaj u gjet në marrëveshjen e prillit 2013 për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të nënshkruar nga Thaçi e Daçiq.
Neni 14 i marrëveshjes së prillit 2013 thuhet se palët pajtohen që nuk do të bllokojnë njëra tjetrën, ose inkurajojnë tjerët të bllokojnë, progresin e në rrugët e tyre respektive drejt BE-së.
9 vite më pas, në Bruksel, Vuciq pranoi pikën që vet e kishte refuzuar nën pretekstin se ajo do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës.
Ai ka refuzuar të vë firmën e tij në Marrëveshjen Bazë dhe në ankesin e zbatimit të saj, duke thënë se nënshkrimi i saj do të nënkuptonte obligimin për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Kjo marrëveshje ka Qeveria e Republikës së Kosovës është vlerësuar si njohje de facto shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.