Temperaturat maksimale për Indinë veriperëndimore dhe qendrore kanë arritur që gjatë muajit prill, të jenë më të lartat që nga fillimi i regjistrimeve, para 122 vite më parë.
Sipas Departamentit Meteorologjik Indian (IMD), në këto pjesë të Indisë kanë arritur temperaturat mes 35.9 dhe 37.7 gradë Celsius. Sipas meteorologëve të CNN, në New Delhi në muajin prill, në shtatë ditë, temperaturat kanë arritur në 40 gradë Celsius, raporton “CNN”.
Në disa vende, janë mbyllur shkollat si rezultat i temperaturave të larta, nga të cilat janë dëmtuar edhe të korrat. Gjitashtu nga vapa e lartë janë shkaktuar edhe probleme mbi furnizimin me energji.
Sipas Departamentit Meteorologjik të Pakistanit (PMD), vala e të nxehtit është ndjerë edhe në Pakistan. Në qytetet Jacobabd dheSibi temperaturat kanë arritur deri në 47 gradë Celsius. Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar në çdp qytet të hemisferës veriore.
Sherry Rehmen, Ministrja e Ndryshimeve Klimatike të Pakistanit ka thënë se “Kjo është hera e parë në dekada që Pakistani po përjeton atë që shumë e quajnë “vit pa pranverë”.
Chandni Singh, autori kryesor i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), ka thënë se kjo valë e të nxehtit është e paprecedentë.